Lilly Allen tërheq vëmendjen me stilin e saj retro në New York
Ajo ka bërë bujë në mbarë botën me albumin e saj shpërthyes West End Girl.
Dhe Lily Allen siguroi që nuk ishte vetëm muzika e saj ajo që po tërhiqte vëmendje edhe stili i saj i veçantë bëri që të gjitha sytë të ktheheshin nga ajo teksa mori pjesë në darkën “Sotheby’s Creators & Collectors” në ndërtesën Breuer në New York, mbrëmjen e së mërkurës.
Këngëtarja 40-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan të zi me dekolte të thellë, që nxirrte në pah siluetën dhe elegancën e saj, të kombinuar me një çantë klasike Valentino, shkruan “Daily Mail”.
Ajo i dha pamjes një nuancë të viteve ’60 me modelin ikonik të flokëve “beehive” dhe ballukun e rëndë, duke krijuar një stil tërësisht retro.
Duke konfirmuar statusin e saj si ikonë mode, Lily pozoi krah stilistit amerikan Conner Ives, 29 vjeç, i cili kishte zgjedhur një pamje moderne me xhaketë lëkure.

Fustani i zi deri në dysheme i vinte në pah linjat e saj të hijshme, ndërsa pjesa e sipërme transparente, e zbukuruar me rruaza, i shtonte edhe më shumë shkëlqim dhe glamur ansamblit marramendës.

