Lily Collins zbulon pamjen e re të Emily për sezonin 4 të “Emily in Paris”

Ylli i Emily in Paris, Lily Collins konfirmoi në Instagram se kasti i serialit të njohur të Netflix është mbledhur sërish në Paris për të filluar xhirimet për Sezonin 4. Duke pozuar me skenarin për Episodin 401, Collins zbuloi një model flokësh që ngjan përsëri me dy sezonet e para.
Në postimin e saj, Collins iu referua vonesës së gjatë për sezonin 4, i cili supozohej të fillonte xhirimet verën e kaluar, por u shty në janar.
“A tha dikush Saison Quatre?!”, ka shkruar Collins në mbishkrim, krahas një fotoje të saj me skenarin. “Më në fund u ribashkova me familjen time në Paris dhe ndihem shumë mirë.”