Lily-Rose Depp dhe Timothée i japin fund lidhjes së tyre
 
				Timothée Chalamet dhe Lily-Rose Depp Ishin ndër çiftet më të komentuara, shkruajnë mediat e huaja.
 
 Në listën e çifteve në zë të momentit, si Priyanka Chopra dhe Nick Jonas apo A-Rod dhe Jennifer Lopez, bënin pjesë edhe Timothée Chalamet dhe Lily-Rose Depp, vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis.
Mediat e huaja shkruajnë se çifti nuk janë më bashkë.
 
 Sipas US Weekly, ylli i “Call Me by Your Name” dhe aktorja/modelja Lily-Rose Depp, i kanë dhënë fund raportit të tyre, pas më shumë se një viti bashkë. 
Për më tepër, British Vogue e cilëson aktorin si single në edicionin e muajit maj. 
Timothée dhe Lily u kujdesën ta mbanin lidhjen e tyre sa më private të ishte e mundur. 
Ata u panë bashkë për herë të parë në tetor të vitit 2019.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                