75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj: 15 vjet kam vuajtur në gjyqe veç që s’kam pranuar të shantazhohem

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se për 15 vjet nuk ka pranuar të shantazhohet.

Ai ka thënë se nëse ai do të pranonte një gjë të tillë, ai nuk do të futej fare në procese gjyqësore. Limaj i ka quajtur lojna bisedën e fundit të publikuar në media duke shtuar është njeri më i pashantazhuar në vend.

Më tutje, në një shkrim të postuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Limaj ka thënë se nëse do t’i pranonte shantazhet fare nuk do të shkonte në Hagë.

“Kam mund ta ulë kokën dhe as në Hagë mos me shku. Kam mund me ulë kokën mos me hi në procese në Kleçkë dhe për ministri. Nëse ka dikush që ka dhanë prova që është i pashantazhunë jam unë. Qysh nuk ju vjen turp pas 15 vjet nëpër gjyqe më përmend shantazh pas gjithë atyre proceseve që kam kaluar dhe ashtu qysh kam deklaruar nga fillimi ashtu kanë përfundu”, ka shkruar Limaj.

Videon e fundit të publikuar në media, Limaj e vlerëson si tendencë për ta dëmtuar Nismën në vota. Limaj thotë se në Kosovë ka deputetë, ish ministra dhe kryetar komunash të cilët janë të shantazhuar.

Ai ka thënë se ka pranuar të vuaje në gjyqe për gjatë gjithë kësaj kohe më qëllim të vetëm që askush mos më mund me ia mbyllë gojën dhe me marrë vendime për të cilat beson se janë të drejta.

Temat: