Limaj: 22 vite më parë ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar 22 vjetorin e masakrës së Dubravës.
Limaj përmes një postimi, ka shkruar se para 22 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Ai ka thënë se pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar.
Postimi i plotë:
22 vite më parë ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.
Aty u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai im, Demiri, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, Ekrem Kastrati, Ali Xhyliqi, si dhe shumë idealistë e atdhetarë të shquar të çështjes kombëtare.
Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar.
Drejtësia duhe ta thotë fjalën e vet dhe kryesit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar.