Limaj: Afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit nuk janë respektuar

Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate, ka deklaruar në Debat Plus se Gjykata Kushtetuese kishte rrugë të qartë për të vendosur mbi vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi se, që nga aktgjykimi i 26 qershorit, afatet kushtetuese nuk janë respektuar për shkak të veprimeve të jashtëligjshme të deputetëve dhe komisioneve parlamentare.
“Dhe për sa kohë deputetët s’kanë pas mundësi votimi, praktikisht s’ka mund me ushtru detyrën. Veprimet kanë qenë të jashtëligjshme. Në dy ditët e fundit (para përfundimit të afatit) e dhash atë qëndrim duke parë situatën, isha e bindur se afatet s’ishin përdorur, dhe mendova që Gjykata do të marrë këtë vendim sepse s’ka rrugë tjetër. Një muaj ditë kemi qenë në situatë joligjore, prandaj edhe s’ka ec afati kushtetues”, ka thënë Limaj.
Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryeparlamentarit, po vazhdon të mbetet në fuqi masa e përkohshme që ndalon mbajtjen e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Nga Gjykata Kushtetuese thonë se aktgjykimi do të publikohet pasi të përfundojnë procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese./Indeksonline/