75 Mall Live Search
13:05 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Limaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit

Sot po shënohet 30 vjetori i rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar 30 vjetorin e rënies heroike ka kujtuar dy heronjtë e hershëm të Lëvizjes Kombëtare përmes një statusi në Facebook.

Limaj ka thënë se Afrimi dhe Fahriu mbeten shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit deri në sakrificë.


“Sot kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës për çlirim, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, që më 2 nëntor të vitit 1989, të rrethuar nga forcat serbe dhe pas një rezistence heroike disa orëshe, ranë dëshmorë. Afrimi dhe Fahriu mbeten shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit deri në sakrificë. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta dhe gjithë dëshmorët e kombit!”, ka shkruar Limaj.