10:25 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Limaj arrinë në Kuvend për ta dorëzuar platformën për dialog

Fatmir Limaj, bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator për Dialogun me Serbinë, ka arritur në Kuvend ku pritet që sot të dorëzoj Draft-Platformën për Dialog.

Edhe dje Limaj deklaroi se në këtë draft kanë punuar detajisht, ku do tu dërgohet krerëve dhe partive, duke i mundësuar delegacionit vendimin final pas konsultimit dhe pas mundësive të intervenimit apo sugjerimet që mund t’i kenë krerët.

Sipas tij, në fund delegacioni i shqyrton sugjerimet dhe pas trajtimit të tyre, e voton draft-platformën dhe nga ai moment i dërgohet zyrtarisht edhe parlamentit të Kosovës./Indeksonline/