75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / AR

Limaj bën homazhe në Kleçke e Rahovec, përkujton bashkëluftëtarët e rënë në 23 vjetorin e kësaj epopeje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij ka bërë homazhe me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së Rahovecit, transmeton “Indeksonline”.

Kreu i Nismës ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij të rënë 23 vite më parë.

“Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore”, thuhet ndër të tjera në postimin e Limajt.

Postimi i plotë:

“Sot, si çdo vit tjetër, me bashkëpunëtorë nderuam shenjat e lirisë dhe të lavdisë sonë kombëtare, shenja këto që bënë të mundur që shteti ynë të frymojë lirshëm.

Sot, në 23 vjetorin e Epopesë së Rahovecit, nderuam nga afër me pietet e krenari të gjithë dëshmorët e rënë në këto beteja, bashkëluftëtarët e mi, që heroikisht ranë për të mos vdekur kurrë; Agim Çelaj, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.

Rënia e tyre heroike ishte goditje e madhe për të gjithë ne, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për të vazhduar luftën tonë të drejtë deri në fitore.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë në Epopenë e Rahovecit, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

I paharrueshëm qoftë kujtimi për ta!”

Fatmir LIMAJ