75 Mall Live Search
21:53 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Limaj: Çdo projekt madhor që është nisur në Llapushë i ka shërbyer gjithë Kosovës!

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, sot ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë dhe mbështetës të rinj në disa fshatra të Malishevës.

I pari i Nismës ka thënë se, mbështetja që sonte mori fryma jonë çlirimtare në Mleqan, Balincë, Llozicë dhe Vërmicë të Malishevës, nga kjo zonë që në ditët më të vështira ka ditur t’i dal në mbështetje proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi, është dëshmi e qartë se, kauza jonë për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

“Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për sakrificën e shumë djem e vajzave shqiptare që i kanë shërbyer me përkushtim e dinjitet 121-it në ditët më të vështira për vendin”, ka thënë Limaj.

Limaj që në zgjedhjet e 14 shkurtit merr pjesë me slloganin “Me Çlirimtarët”, dhe numrin 121, numrin e brigadës që e drejtonte gjatë luftës, ka thënë se, kauza jonë nuk është e lehtë, por ne i kemi hyrë më shpirt, sepse ne i besojmë dhe kemi dëshmuar që kauzat çlirimtare i çojmë deri në fund, deri në fitore.