75 Mall Live Search
14:29 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Limaj: Çështja e Qeverisë s’është e diplomatëve dhe s’mund të ndërhyjnë

Përfaqësuesi i Bashkimi Evropian, Josef Borell po qëndron sot në Kosovë.

Ai u takua me liderët e partive politike, shkruan IndeksOnline.

Pas takimit kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se me Borrellin kanë biseduar për dialogun me Serbinë, ku edhe i kanë bërë të qarta qëndrimet për temat që e presin Kosovën.

“Qëndrimi ynë për dialogun është që të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe që Kosova të jetë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë përfshirë edhe pjesë e OKB-së.

Iniciativat rajonale janë të dështuara, sepse janë dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën. Nuk mund të të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse deri sa kreu i shtetit të mohon krimet që i ka bërë në Kosovë.

Duam qëndrim të qartë ë BE-së ndaj krerëve shtetërorë serbë, të cilët mohojnë krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Diplomatët duhet t’i ushtrojnë kompetencat e tyre dhe çështja e Qeverisë s’është e tyre dhe s’mund të ndërhyjnë. Çështja e Qeverisë është ekskluzive çështje e brendshme e partive tona”, tha ai.