Limaj: Delegacioni i vetmi që ka mandat për të dialoguar, në dialog shkojmë për njohje
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serinë ka thënë se platforma për dialog me Serbinë paraqet qëndrimin zyrtar të Kosovës në raport me bisedimet me Serbinë.
Ai ka thënë se platforma nuk ka asgjë të re dhe nuk do të duhej ta befasonte askënd. Ai ka thënë se nuk e di pse është bërë gjithë ajo zhurmë në Beograd për platformën.
Ka thënë se Platforma është derivat i dokumenteve më të cilat funksion Kosova siç është Kushtetua e Kosovës, Pakoja e Ahtisarit dhe Vendimin i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Limaj në një debat të organizuar nga Qendra Mediale me temën “Platforma e Kosovës për dialog realitet apo fund i dialogut”, ka thënë se Kosova shkon në bisedime në Bruksel për njohje reciproke.
“Kosova është gati të bisedoj për tema të cilat janë të hapura mes dy vendeve. Ne do të ngritim tema të cilat janë në interes tonin, sikundër që edhe Serbia mund të ngrisë tema të ndryshme, por dialogu i mundshëm më Serbinë duhet të ketë emër dhe ai emër duhet të jetë; dialog për njohje”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se Kosova është e pandashme dhe territori i saj është i pacenueshëm.
Delegacioni është i vetmi institucion që ka mandat për të dilaoguar thotë Limaj.
Në çfarëdo rrethana Kosova dhe Serbia, thotë Limaj Serbia dhe Kosova duhet njoftë njëra- tjetrën.
Më tutje, Limaj ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog. Por, thotë se është e habitshme se si për 100 vjet kasta politike në Serbi nuk ka bërë asnjë përpjekje me i njoftë fqinjët e tyre shqiptarë.
“Përkundrazi është ndjerë superiore ndaj të tjerëve. Sot, unë habitem nga deklaratat e zyrtarëve të lartë serb. Ata si në kohën e Millosheviqit plasojnë mashtrime dhe të pavërteta. Më vjen keq që qytetarët serb nuk kanë mund të ditë të vërteten”, ka shtuar Limaj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës thotë se kasta aktuale politike e ka mashtruar njëherë popullin serb dhe këtë po e bën sërish. Ka thënë se diskursi publik në Serbi është me keq se në kohën e Millosheviqit.
“Më se keqi janë bashkëqytetarët tanë serb këtu. Janë në një lloj sendviqi. Kosova është një realitet. Serbia e ka humbur Kosovën. Koha është këtu bashkë të fillojmë të ndërtojmë këtë vend. Është koha që Serbia të kenë më shumë ndjesi për bashkëqytetarët serb dhe t’i lënë të lirë për të vendosur për jetën e tyre. Unë jam shqiptarë, dhe e mbështes reprezentacionin e Kosovës që luan sonte. Normalisht, Shqipëria është e dyta. Për Nenad Rashiqin sigurisht është e njëjta. Por, kjo nuk na pengon që pas këtyre të kemi tifozëri të përbashkët për një ekip të tretë”, ka shtuar Limaj.