15:14 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Limaj: Demonstratat e vitit 1981 shënuan kthesë për popullin tonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar demonstratat e vitit 1981.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka mijëra studentë anekënd vendit, profesorë universitarë dhe qytetarë të shumtë zgjodhën rrugën e protestës kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, transmeton IndeksOnline.

Ndër të tjera ia ka shkruar se demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

“Sot u bën 40 vjet nga organizimi i demonstratave studentore të vitit 1981, ku mijëra studentë anekënd vendit, profesorë universitarë dhe qytetarë të shumtë zgjodhën rrugën e protestës kundër shtypjes që u bëhej nga regjimi i asaj kohe, si edhe për të kërkuar avancimin e statusit politik të Kosovës nga autonomia në Republikë.

Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 dhe demonstratat e mëvonshme të atij viti shënuan kthesën e madhe në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi.

Në këtë ditë të rëndësishme, ne kujtojmë dhe nderojmë me sinqeritetin më të madh të gjithë ata protestues, të cilët me vendosmëri dhe guxim të lartë artikuluan të drejtën e qytetarëve të Kosovës për republikë”./Indeksonline