Limaj dënon sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarit Valon Syla dhe njëherësh ka ftuar organet kompetente që të marrin masa të nevojshme në lidhje me rastin.
Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka shkruar se, sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese, të patolerueshme dhe kjo nuk mund cilësohet ndryshe përpos si kërcënim dhe sulm ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarit.