19:25 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Limaj: Derisa të tjerët grushtohen me njëri tjetrin, ne i zgjedhim problemet e vendit tonë

Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, gjatë fjalimit të tij në Prishtinë sot ka thënë se do të na bëj krenar me seriozitet dhe punë të palodhshme.

“Që ju keni besuar të jemi kandidati për kryeministër i këtij  koalicioni fitues ju siguroj që për këto 10 ditë fushatës me dinjitet më përkushtim, me seriozite dhhe me punë të palodhshme do të ju bëj krenar.Ju siguroj që besimi juaj të jem kandidat i mundshëm për kryeministër”, tha ai

“Jemi në momente te rrezikshme te rrugëtimit të vendit tonë, e kam marrë këtë detyre me shumë përgjegjsi dhe respekt për vendin, jam i lindur për të respektuar institucionin sepse e di vlerën e institucionit “

Është kënaqësi ti shërbesh vendit tënd me potencialin e din dhe mundësh.“Unë i takoja tyre njerëzve që marrin përgjëgjsi”

“Kam përplasje me subjektet politike  që kanë vetëm një synim që ti fitojnë zgjedhjet, qëllimi jonë është të fitoj Kosova”

“Prandaj derisa të tjerët grushtohen me njëri tjetrin në i zgjedhim problemet e vendit tonë “

Limaj tha se Kuvendi ka nevojë për njerëz të vendimeve ./Ideksonline/