Limaj: Dialog me Serbinë nuk mund të kemi pa i pasur të gjithë liderët në tavolinë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar takimin e fundit të kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin serb Aleksander Vuciq.
Limaj ne Pressing ka thënë se takimi i javës së kaluar ishte një rifillim i dialogut. Ai po ashtu ka thënë se Samiti që u mbajt nga Prishtina në mes të Hotit, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ka ndodhur me pëlqimin e të gjithë partnerëve të koalicionit qeveritarë.
Sipas tij, nga takimi në mes të Hotit dhe Vuciq në Bruksel, rrezikon që dialogu të kthehet në atë teknik.
Ai ka shtuar tutje se epilogu i dialogut me Serbinë nuk mund të arrihet pa i pasur të gjithë liderët politik në tavolinën e diskutimeve. /IndeksOnline/