17:26 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Limaj drekon me drejtuesit e degës së NISMA’S në Ferizaj, takon të rinjtë e lagjes “12 qershori”

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zgjedhur qytetin e Ferizajt për të filluar ditën e tij në fushatën që po zhvillohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 14shkurt.

“Sot angazhimin politik e fillova duke ngrënë drekë me drejtuesit e degës sonë në Ferizaj, për të vijuar me takimin e këndshëm me të rinjtë energjik të lagjes “12 qershori” në qytetin e bukur të Ferizajt”, ka shkruar Limaj në një postim në Facebook.

Limaj ka thënë se është tejet i lumtur që kjo gjeneratë e artë e shoqërisë sonë, me vullnet e përkushtim po i bashkohen kauzës sonë të drejtë, duke u rreshtuar me Çlirimtarët për vlerat kombëtare.