16:20 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Limaj: Duke larguar votat kontrabandë, NISMA dhe partneret e saj janë parti parlamentare

Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se sot Kosova është me ë sigurt pas vendimit të PZAP që kanë anuluar kutitë kontrabande të Serbisë

Limaj në një konferencë për media tha se Kosova sot ka dëshmuar që ka insitutcione që dëshmojnë që e mbrojnë ligjin.

“Ne jemi shumë më të sgiurt dhe na jepin me tepër motiv për përkushtuar në tepstim te ligjit Vendimit i PZAP ka treguAR ne se kosovë ka institucine që e mborjne ligjin dhe mbrojnë barazinë qytetarë”, tha ai

“Sot ai organ i tregoj gjithë Kosovës  që ka burra e gra me karakter njerëzor dhe njerëz që shtetin l ligjor e kanë të drejt. PZAP tregoj që nuk ndikohet për ata është vetëm ligji”, u shpreh Limaj.

“Duke anuluar ato vota kontraband të parregullt nga Serbia, vendimi që sot PZAP ka marrë  për anulimin e votave nga Serbia dhe  për rinumërimin e 1400 vendvotime me këtë tregon se  KQZ nuk ka shpallë asgjë s’ka pas rezultate të rregullta”

“Është pikërisht besimi juaj që na ka motivuar që ne të punojmë. Qindra aktivistë që nga 6 tetori nuk kanë pushuar asnjë ditë duke mbledhur prova dhe dëshmi për ta fituar këtë process. Nga sot edhe me vendim të PZAP, Nisma edhe partnerët e koalicionit janë parti parlamentare. Duke larguar votat kontrabandë, Nisma me partnerët e saj është parti parlamentare. Të gjithë deputetëve që do të na prezantojnë në Kuvend iu uroj suksese. Nisma dhe partnerët e saj kanë 5.012% dhe jemi parti parlamentare.

“NISMA dhe partneret e saj janë parti parlamentare dhe do të vazhdojnë aktivitetin parlamentar”, tha Limaj./Indeksonline/