19:31 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Limaj e Bytyqi vizitojnë Qendrën Studentore në Prishtinë, darkojnë në menzë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i shoqëruar nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kanë vizituar Qendrën Studentore në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Limaj e Bytyqi kanë vizituar edhe Menzën e Studentëve ku kanë darkuar me studentë.

Limaj dhe Bytyqi janë ndarë të kënaqur me kushtet që ofron kjo qendër për studentet  e Kosovës.

Bashkë me zyrtarët e lartë qeveritarë ishte edhe drejtori i kësaj Qendre, Fatmir Sfishta.

Gjatë kohës sa qëndruan në Menzën e studenteve zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Bytyqi bashkëbiseduan me studentet të cilët ishin të kënaqur me Qendrën Studentore në Prishtinë./Indeksonline/