Limaj e Kastrati takojnë gratë e Llapushës: Ju jeni shtylla të ndryshimeve të jashtëzakonshme në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe deputeti, Fatmir Limaj, vlerësoi sot kontributin e grave në Llapushë, duke i quajtur ato shtylla vendimtare të ndryshimeve të jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Malishevë, e cila udhëhiqet nga kryetari shembullor, Ekrem Kastrati.
Limaj theksoi se pjesëmarrja e lartë e grave sot është mesazh i qartë se përfaqësimi i tyre në listat zgjedhore të Nismës arrin rreth 50%, duke dëshmuar fuqinë e barazisë dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave në vendimmarrje.
“Jam krenar dhe mirënjohës për kontributin e secilës grua që angazhohet për të mirën e përgjithshme në vendin tonë,” tha Limaj.