Limaj e Krasniqi marrin pjesë në ceremoninë për Ditën Kombëtare të Francës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj se bashku me deputeten Arbereshe Krasniqi, me ftesë të ambasadorit francez në Kosovë kanë marrë pjesë në ceremoninë për Ditën Kombëtare të Francës.
Limaj në Facebook ka shkruar se që nga dita e parë, Republika e Francës ka qenë mbështetëse e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Andaj, i përcjellim urimet tona popullit francez në këtë ditë të rëndësishme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.