22:34 / E Shtunë, 07 Shtator 2019

Limaj e quan fituese listën për deputetë nga koalicioni të cilin ai e udhëheq

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni të cilën ai e udhëheq garon me kandidatët më të mirë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Njerëz me vlera të larta, të cilët, Limaj thotë se e meritojnë mbështetjen e qytetarëve.

“Socialdemokratët dhe liberalët garantojnë të ardhmen të cilët e duan qytetarët e vendit. Boshti ynë politikë angazhohet për Kosovën shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE”, shkruan Limaj.

Më tutje, Limaj shkruan se koalicioni NISMA-AKR-PD premton dhe garanton të ardhmen që e duan qytetarët e vendit.

Postimi i plotë i Limajt në Faebook:

Boshti politik NISMA-AKR-PD angazhohet për shoqëri në themelet e së cilës qëndrojnë vlerat themelore si Liria, Drejtësia dhe Solidariteti. Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit garon me kandidatët më të mirë, njerëz me vlera të larta të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve. Socialdemokratët dhe liberalët garantojnë të ardhmen të cilët e duan qytetarët e vendit. Boshti ynë politik angazhohet për Kosovën shtet të së drejtës, të drejtësisë sociale dhe të integruar në BE. Lista e kandidatëve për deputetë nga koalicioni ynë premton dhe garanton të ardhmen që e duan qytetarët tanë. Bashkë për Shtetin!