10:32 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Limaj e quan të dhimbshëm lajmin për vdekjen e senatorit McCain

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëheresh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limajt, thotë ta këtë marrë me keqardhje lajmin për vdekjen siç shkruan ai të mikut të madh të shqiptarëve, senatorit republikan John McCain.

Qytetarët e Kosovës, sipas Limajt nuk do ta harrojnë asnjëhere kontributin e senatorit McCain i cili i dha mbështetje Kosovës në momentet më të rëndësishme për vendin tonë. “McCan me angazhimin e tij dhe me qëndrimet e forta prej një burrështetasi, nga një hero i luftës u bë shndërrua në një ikonë politike në SHBA.

U prehsh në paqe miku i madh i shqiptarëve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.