75 Mall Live Search
20:09 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Limaj edhe njëhere i kërkon urgjentisht KQZ-së të mos i numëroje votat e parregullta nga Serbia

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur i shqetësuar nga informacionet e fundit se QNR po përgatitet që sonte në ora 21:00 të fillojë numëriimn e votave të parregullta nga Serbia.

Kjo ngutje pa vendim e KQZ-së, thotë Limaj është kontrabandim me qëllim të deformimit të rezultatit zgjehdor.

Kreu i Nismës ka kërkuar edhe njëhere nga KQZ që urgjentisht të ndaloj numëriimn e këtyre votave të parregullta sic edhe kanë deklarauar vet. “Si institucion i vetem që ka ka kompetencë dhe përgjegjësi për të ruajtuar procesin ligjor KQZ nuk guxon të heshtë ndaj këtij skandali që po përgatitet të ndodhë”, ka shkruar Limaj.