75 Mall Live Search
21:38 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / BA

Limaj: Ekipi i Izmakut – garancë për një qeverisje të mirë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka mbajtur sot tubim në një prej lagjeve të Vushtrrisë, për të mbështetur kandidaten për kryetare të kësaj komune, Xhevahire Izmakun, dhe kandidatin për Kuvend Komunal, Kushtrim Veseli.

Pritja e ngrohtë e banorëve, sipas Limajt, është dëshmi se ndryshimi në Vushtrri po vjen.

“Vushtrria ka rastin që për herë të parë të udhëhiqet nga një grua kryetare, një intelektuale me përvojë të gjatë, e cila e njeh funksionimin e komunës dhe politikën nacionale” tha Limaj, duke shtuar se ky ekip është garancë i qeverisjes së mirë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Së bashku me kandidaten për kryetare të Vushtrrisë, znj. Xhevahire Izmaku, ishim në tubimin e mbajtur në lagjen e kandidatit tonë për kuvendin komunal, Kushtrim Veseli!

Pritja nga banorët është dëshmi se ndryshimi i shumëpritur në Vushtrri po vjen me mbështetjen e fuqishme të qytetarëve.

Vushtrria ka rastin që për herë të parë të udhëhiqet nga një grua kryetare, një intelektuale me përvojë të gjatë, e cila e njeh funksionimin e komunës dhe politikën nacionale.

Znj. Izmaku dhe ekipi i saj janë garancë për një qeverisje të mirë, për përmirësim të infrastrukturës, arsim cilësor, shëndetësi funksionale, mbështetje për të rinjtë dhe gratë, dhe për zgjidhje konkrete për çdo çështje që e preokupon qytetarin e Vushtrrisë.