Limaj: Fitore spektakolare, urime Kosovë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për fitoren bindëse kundër Maltës.
Limaj i cili e ka ndjekur këtë ndeshje nga stadiumi ka thënë se lojtarët tanë e merituan plotësisht këtë fitore të thelle.
Lojtarët e Kosovës, ai thotë se po i bëjnë krenar shqiptarët kudo që janë.
“Fitorja e thelle e Kosovës e konfirmon Kosovën si lider të Grupit D. Krenar me djemtë tonë. Urime Kosovë”, thuhet në postimi e Limajt.