75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj flet pas takimit me përfaqësuesin britanik, tregon çka biseduan

Bashkëdrejtuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit të Delegacionit me Drejtorin e përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Ai ka thënë se në këtë takim është biseduam për zhvillimet aktuale me theks të veçantë për dialogun.

Limaj ka thënë se e kanë njoftuar përfaqësuesin britanik me ecurinë prej themelimit të delegacionit e deri të përgatitjet e platformës.

“Shpjeguam përmbajtjen e platformës dhe treguam që përmbajtja e platformës është mbështetur mbi bazën e dokumenteve sic është Kushtetuta e Kosovës, Vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pakon e Ahtisarit. Kosova funksionin si shtet i pavarur. E informuam për disa tema të cilat në të kaluarën nuk janë trajtuar se duhet të cilat duhet mbyllen në marrëveshje eventuale me Serbinë. Gjetëm mirëkuptimin e plotë nga z. Moore i cili i dha mbështetje të plotë Delegacionit Shtetëror”, ka thënë Limaj pas takimit.

Më tutje ai ka thënë se Britania si çdo herë inkurajon dhe mbështetjet për dialogun

“Britania Inkurajon dhe mbështet angazhimin e Kosovës të jetë pjesë e tavolinës dhe bisedimeve. Me qëllim të mbylljeve të temave të hapura me Serbinë të cilat duhet çojnë në njohjen e Kosovës”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket taksës, Limaj ka thënë se është qëndrim i njohur i të gjithëve për t’i dhënë mundësi dialogut.

Limaj ka thënë se kanë takuar drejtoreshën e BE-së për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.

“Takimet tona në Bruksel merrni si diçka të zakonshme. Do të ndodhin shpesh. Nuk është takim i jashtëzakonshëm janë takime të rregullta. Kemi biseduar tema të cilat besojmë se do të jenë në proces. Kemi ngritur temën e të pagjeturve, dhunimet seksuale dhe dëmshpërblimet e luftës. Delegacioni është shumë unik ka përfunduar Limaj.