Limaj flet për takimin e paralajmëruar me Kurtin

Lideri i Nismas, Fatmir Limaj, ka thënë se ende nuk është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Megjithatë derisa nxitohej për seancën e sotme, ai nuk pohoi, por as nuk mohoi se ka pranuar ftesë nga Albin Kurti për këtë takim tashmë të përfolur.