75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Limaj: Gjithmonë me ty Kosovë si në humbje, si në fitore

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar lojtarët e Kosovës që nuk u dorëzuan për asnjë moment përballë një kundërshtari të fortë siç është Anglia.

Kreu i Nismës ka thënë se lojtarët e Kosovës e mbrojtën me plot dinjitet flamurin e Kosovës.

“Gjithmonë me ty Kosovë si në humbje, si në fitore. Kokën lart. Pavarësisht rezultatit, i bindur në kualifikimin në Europian”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate kishte organizuar live nga ambientet e Nismës ndeshjen Angli- Kosovë.

Postimi i Limajt:

Gjithmonë me ty Kosovë si në humbje, si në fitore

Faleminderit djema që nuk u dorëzuat për asnjë moment përballë një kundershtari të fortë siç është Anglia.

E mbrojtët me plot dinjitet flamurin e Kosovës

Kokën lart. Pavarësisht rezultatit, i bindur në kualifikimin në Europian!