13:21 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / k.v

Limaj: Gllareva e rreshtuar përkrah kauzës sonë për çlirimtarët

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka vizituar Gllarevën e Klinës, për të takuar bashkëluftëtarë e mbështetës të kauzës së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Fryma jonë për vlerat kombëtare po bashkon anekënd vendit bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe të rinj, që me vullnet e përkushtim janë vënë në shërbim të kauzës sonë për çlirimtarët”, ka thënë Limaj gjatë këtij takimi.

Limaj po ashtu ka thënë se, Gllareva e Klinës është rreshtuar fuqishëm krah çlirimtarëve të 121-tes, për një zë më të fuqishëm të përfaqësuesve tanë në Parlament.

Në fund, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar fshatin Gllarevë për mbështetjen që ia kanë ofruar mbrëmë dhe përkrahjen që po i japin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me sloganin “Me çlirimtarët” dhe me numrin 121, numër që për drejtuesin e kësaj partie ka një histori të madhe, për faktin se gjatë luftës në Kosovë ai ka drejtuar Brigadën 121.