75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Limaj: I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së heroit, Ymer Alushani dhe djalit të saj

Lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Alushani për humbjen e dy njerëzve të tyre të dashur, nënës së dëshmorit Ymer Alushani, Miradijen dhe djalit të saj Luanit.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së heroit të Kombit, Ymer Alushanit, Miradijes dhe djalit të saj, Luanit! Në këtë humbje të dyfishtë, ndajmë dhembjen me familjen Alushani. Familjes, dhe të gjithë atyre që i kanë njohur iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Limaj në Facebook./IndeksOnline/