Limaj i drejtohet qytetarëve: Dilni masovisht në zgjedhje dhe mbështetni projektin “Bashkë për Shtetin”
Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe përkrahës të koalicionit NISMA-AKR-PD përmes një video mesazhi.
Limaj ka thënë se gjatë këtyre 10 ditëve ka pasur rastin të bashkëbisedoj me qytetarët anekënd vendit ku ka shpalosur projektin e Nismës, Bashkë për Shtetin!
“Qytetarët e Kosovës e duan bashkimin shtetin e fortë dhe si rezultat i saj janë mijëra njerëz anekënd Kosovës që janë bashkuar projektit tonë Bashkë për Shtetin”, ka thënë ndër të tjera Limaj në këtë video mesazh.
Më tutje, ai ka thënë se mbështetja që ka marrë këto ditë ia ka forcuar bindjen se koalicioni NISMA-AKR-PD do të shënojë fitore madhështore në zgjedhjet e se dielës.
Pretendenti për kryeministër të vendit, ka ftuar qytetarët e Kosovës që më 6 tetor të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën qytetarë dhe të votojnë koalicionin NISMA-AKR-PD me numër 122.
“Kërkoj që duke kryer detyrën qytetare të respektoni kodin zgjedhor, ligjet në fuqi dhe t’i ngrisim standardët e zgjedhjeve në Kosovë dhe kështu të shprehet fuqishëm vullneti i qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Limaj.