75 Mall Live Search
14:33 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Limaj i gëzohet lirimit të Selimit, e quan lajm të ditës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është gëzuar lajmit për lirimin me kusht të Sylejman Selimit.

Limaj ka thënë se lajmi për lirimin e Sylejman Selimit, është padyshim lajmi i ditës.

Ai ka uruar familjen e Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtaret për lirimin e ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Lajmi i ditës, padyshim lirimi i gjeneral Sylejman Selimit! Kosova mori lajmin e shumëpritur. Urime familjes së tij dhe gjithë bashkëluftëtarëve! Mirë se erdhe Gjeneral”, thuhet në një postim të Nismës Socialdemokrate.