75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Limaj i gëzohet shërimit të bashkëpartiakut të prekur me COVID-19

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se numri në rritje i të shëruarve të prekur me COVID-19 në vendin tonë është lajmi më i mirë këto ditë.

Fatmirësisht, në mesin e të shëruarve, Limaj ka bërë me dije se është një bashkëpartiak i tij, Demir Bajra, asamblist në Kuvendin Komunal në Malishevë.

“Shërimi i Demirit dhe i shumë të tjerëve këto ditë, për familjet e tyre dhe për gjithë ne, kanë sjellë gëzim dhe shpresë.

Lutem që sa më parë të shërohen të gjithë të prekurit nga ky virus”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Ai i ka shprehur mirënjohje mjekëve dhe të gjithë punëtorëve shëndetësor për punën fisnike që po bëjnë ditë e natë.