75 Mall Live Search
18:25 / E Martë, 27 Prill 2021 / k.v

Limaj i kërkon Kurtit të deklarohet për dokumentet e publikuara si “Non Paper”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes.

Limaj shkruan se takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.

“Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Lideri i Nismës ka kërkuar nga kryeministri Kurti te tregojë qëndrimin e tj për këto dokumente si dhe të tregoj për agjendën e takimeve në Bruksel.