22:37 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Limaj i mahnitur me lojën e futbollistëve të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka mbetur i mahnitur me paraqitjen e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Limaj, i cili ka ndjekur këtë ndeshje nga stadiumi “Fadil Vokrri”, ka përgëzuar tifozët për koreografinë dhe atmosferën e krijuar në këtë ndeshje.

“Kënaqësi e veçantë t’i shohim djemtë tanë në stadiumin, i cili mban emrin me krenari të legjendës së futbollit kosovarë “Fadil Vokrri”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

I mahnitur me ndeshjen e lojtarëve të përfaqësues së Kosovës në ndeshjen historike kundër Ishujve Faroe.

Kënaqësi e veçantë t’i shohim djemtë tanë në stadiumin i cili me krenari mban emrin e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Përgëzime tifozëve tanë për koreografinë dhe atmosferën fantastike të krijuar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Forca Kosovë!FL