Limaj i prerë: Pa marrëveshje politike s’do të ketë votim nga Nisma

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj pak para fillimit të seancës ka thënë se pa marrëveshje politike nuk do të ketë votim nga përfaqësues të subjektit të tij.
“Nuk është garë e ping-pongut themelimi i institucioneve. Ju do ta shihni që pa marrëveshje politike nuk do të ketë votim nga Nisma”, ka thënë Limaj shkurt, transmeton IndeksOnline.