75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Limaj i uron besimtarët ortodoksë

Kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar besimtarët ortodoksë të Kosovës, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë, ua uroj Krishtlindjen.

Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin si dhe të forcojë edhe më shumë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit mes njerëzve.