75 Mall Live Search
20:12 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Limaj i uron suksese Kosovës në sezonin e ri në Ligën e Kombëve

Kosova që nga sot do të nis sezonin e ri në Ligën e Kombëve.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka uruar sukses futbollistëve të Kosovës jo vetëm në përballjen e sotme kundër Moldavisë, por edhe në sfidat e radhës futbollistke.

Kreu i Nismës është shprehur i bindur që sikur edhe në të kaluarën, futbollistët tanë do të na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre në fushat e blerta.

Postimi i Limajt:

Kosova sot fillon sezonin e ri në Ligën e Kombeve në ndeshjen kundër Moldavisë. Iu uroj shumë suksese djemve tanë jo vetëm në këtë përballje, por në të gjitha sfidat e tyre futbollistike. Jam i bindur që sikur edhe në të kaluarën, futbollistët tanë do të na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre në fushat e blerta. Forca Kosova!