19:56 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limaj i uron suksese përfaqësueses për ndeshjen kundër Bullgarisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook i ka uruar suksese përfaqësuese së Kosovës në futboll në ndeshjen kundër Bullgarisë.

“Djema, shumë suksese në ndeshjen e sotme kundër Bullgarisë. Forca Kosova! FL.”, kishte shkruar Limaj.

Sonte Kosova ndeshet me kombëtaren e Bullgarisë në Sofje në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’./Indeksonline/