Limaj: Institucionet e kanë për obligim t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në këto ditë të vështira

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për miratimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Lideri i Nismës thotë se ky është një lajm shumë i mirë për vendin dhe tani mundësohet që qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.
“Institucionet e vendit e kanë për obligim që në këto ditë të vështira të ballafaqimit me Covidin-19, të jetë sa më afër qytetarit dhe në mbështetje të këndelljes së zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Urime qytetarëve të Kosovës, miratimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike!
Miratimi i këtij ligji është një lajm shumë i mirë për vendin. Përgëzoj grupet parlamentare që konform përgjegjësive që kanë, sot i dhanë dritën jeshile miratimit këtij ligji të rëndësishëm, me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e domosdoshme në këtë kohë të vështirë pandemie.
Ky ligj mundëson që qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.
Institucionet e vendit e kanë për obligim që në këto ditë të vështira të ballafaqimit me Covidin-19, të jetë sa më afër qytetarit dhe në mbështetje të këndelljes së zhvillimit ekonomik.
Urime!