75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Limaj: Isa Boletini pusho i qetë, Kosova dhe Shqipëria janë shtete të pavarura

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar jetën dhe veprën e heroit tonë kombëtar, Isa Boletini në 103-vjetorin e vrasjes së tij.

Limaj ka vlerësuar lart kontributin e Isa Boletinit në luftën e tij kundër pushtimit të tokave shqiptare si dhe në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Limaj thotë se në rrethana shumë të vështira, Isa Boletini udhëhoqi lëvizjen kombëtare për lirinë e vendit.

“Isa Boletini pushon i qetë në tokën e Kosovës së lirë. Kosova dhe Shqipëria janë shtete të lira dhe të pavarura për të cilat ai nuk kurseu asgjë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kryetari i Nismës thotë se me veprat e tij, Isa Boletini, u bë motiv për brezat e mëpastajshëm. “I paharrueshëm qoftë kujtimi për viganin tonë! Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Isa Boletinit”, ka shkruar Limaj!