20:37 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Limaj: Rasti i MTPT-së më i rëndë se gjykimi i Hagës

(I plotësuar) –  “Nuk ka qenë lehtë as për familjen time, sidomos fëmijët e mi të cilët janë rritur me telashe. Durimin që e kam djalë të vetëm gjatë gjithë kohës e kam mbajtur afër vetës. Rasti i MTPT-së më i rëndë se lufta dhe gjykimi i Hagës, pasi që është prekur ndershmëria”, ka thënë Limaj.

Ish- ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj në një emision televiziv ka folur rreth akuzave të tij derisa ishte drejtues i ministrisë në fjalë.

Limaj ka thënë se për 5 vite rreth ai dhe bashkëpunëtorët e tij i janë nënshtuar një linçimi publik.

“Janë desht 8 vite kohë për me thënë gjykata që në ministrinë që kam drejtuar dhe bashkëpunëtorët e mi nuk kanë bërë keqpërdorime, dhe nuk ka ndodh siç ka pretenduar prokurori”, ka thënë ai në Debat D në TV Dukagjini.

Ai ka thënë se individ vendos dhe ndërkombëtarë bashkë janë bërë kundër tij.

“Ishte një fushate e orketuar mediale pasi që në MTPT nuk ka pasur keqpërdorime”, ka theksuar ia.

“Janë të njohur të gjithë, nuk kasha fol më tutje. Tani me njerëz të mirë të këtij vendi do të punojmë bashkë.  Për 7 vite jam penfuar t’i shërbejë vendit me kapacitet të plotë. Kosova ka nevojë për siguri juridike. A  e dini që unë jam bastisur pa urdhër të gjykatës, ndërkaq mediar janë lajmëruar më herët”, ka thënë Limaj.