75 Mall Live Search
14:03 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limaj: Ne dialog kryetema duhet të jetë njohja reciproke

Zv/kryeministri Fatmir Limaj ka thënë se angazhimi direkt i Gjermanisë dhe i Francës në procesin dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, është i mirëseardhur.

“Kosova e vlerëson jashtëzakonisht shumë angazhimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emanuel Macron në këtë proces. Në takim me përfaqësuesit e kancelares Merkel dhe presidentin Makron biseduam për parapërgatitjet për takimin e radhës në Paris”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, Kosova është e përkushtuar për dialog, por procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë, në mënyrë që të kemi dialog të strukturuar.

“Na duhet një pajtim mes dy vendeve se për çka po bisedojmë dhe të kemi agjende të qartë. Kosova në dialog me Serbinë ka plot tema, të cilat do t’i diskutonte, por kryetema duhet të jetë njohja reciproke”, ka thënë Limaj./Indeksonline/