75 Mall Live Search
12:22 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Limaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Per Strand Sjaastad.

Limaj përmes një postimi në facebook ka thënë se ka falënderuar ambasadorin për angazhimin dhe punën e tij gjatë tre vjetëve qëndrimi në Republikën e Kosovës.

Ja postimi i tij në Facebook:

Sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilin e falënderova për angazhimin dhe punën e tij gjatë tre vjetëve qëndrimi në Republikën e Kosovës.

Shteti norvegjez e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset. Bashkë me ambasadorin biseduam për gjendjen e tanishme politike nëpër të cilën po kalon Kosova, përmbylljen e temave me rëndësi si dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.