75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / k.v

Limaj: Kauza jonë “Me Çlirimtarët” po jehon fuqishëm kudo nëpër Kosovë

Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me mbështetësit e tij në fshatrat e Malishevës. Ai mbrëmë̈ ka qëndruar në fshatrat Drenoc dhe Lladroc, ku nga aty dha mesazhin se, kauza e tyre “Me çlirimtarët” për mbrojtjen e vlerave kombëtare, po jehon fuqishëm në Llapushë dhe kudo nëpër Kosovë.

“Pritja madhështore që iu bë mbrëmë çlirimtarëve të 121-s në Drenoc e Lladroc të Malishevës, është sinjal i qartë se fryma jonë kombëtare do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka thënë Limaj.

Në fund Limaj u ka shprehur mirënjohje dhe falënderim bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të tij në Drenoc e Lladroc, që janë rreshtuar krah Nismës dhe që kanë vendosur që më 14 shkurt të votojnë numrin 121, numrin e listës së çlirimtarëve, numrin e fitoreve.