75 Mall Live Search
18:14 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Limaj: Kërkoj nga KQZ që urgjentisht të ndalojë numërimi i votave të parregullta nga Serbia

I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nga numërimi i deritanishëm i votave të rregullta që po bëhet në QNR, Nisma dhe AKR kanë aktualisht 5.5% të votave, që sipas tij koalicioni do të jetë pjesë  e Parlamentit të Kosovës, nga votat e rregullta.

“Ajo çfarë neve na ka shqetësuar është tentimi që përmes votave të parregullta që po bëhet , tentimi për të deformuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që është mbi 40 mijë votues të këtij koalicioni të deritanishëm pa votat me kusht them që aktualisht Nisma dhe AKR ka 5.5% të votave dhe veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të kthehen dhe të numërohen  është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Sot ua kam shpërndarë një raport të divizionit për shërbimet e votuesve që tregon se votat e ardhura nga Serbia janë vota të parregullta dhe sit ë tilla ato vota nuk duhet procedura. Veprimet që sot i kemi parë janë veprime në kundërshtim me ligjin”, tha Limaj, transmeton Indeksonline.

Tutje ai apeloi tek zyrtarët shtetërorë që të mos veprojnë kundër ligjit, të mos shkelet ligji pasi kjo ndikon në integritetin zgjedhor dhe deformon dhe pamundëson vullnetin e mbi 40 mijë njerëzve që ia dhanë votën këtij koalicioni.

“Unë kërkoj nga KQZ që urgjentisht të thërras mbledhje dhe të ndalojë këto veprime jo-ligjore dhe nga votat e parregullta të deformohet vullneti i qytetarëve dhe zgjedhjeve. Vetë mënyra se si kanë ardhur votat janë të parregullta. Votat nga Serbia në paketa e po të ndodhte që diaspora të votonte nëpër ambasada e t’i sillte në Prishtinë, çfarë do të ndodhte? Kjo është shkelje e ligjit dhe veprimi i sotëm që këto paketa të dërgohen në QNR është shkelje ligjore.Të thirret mbledhje urgjente dhe të merret vendim që menjëherë t’i largoj nga Qendra e Numërimit.Gjendja e njerëzve që hapën ato pako e më pas intervenimi i Prokurorisë, ne ende nuk kemi informacion se a pati apo jo helmim. Tregon më së miri se sa problematike ishin këto vota dhe ardhja e tyre.Erdhën në paketa dhe u dorëzuan në postën numër gjashtë. Pra ato u bartën nga automjetet në postë.Kërkoj nga të gjithë zyrtarët shtetërorë të mos shkelet ligji, të respektohet ligji dhe rekomandimet që janë nxjerrur. Nuk mund të krijohet një rezultat i ri nga votat e parregullta dhe nuk lejojmë të shkelet vullneti i mbi 40 mijë qytetarëve që votuan”, tha Limaj.

Ai shtoi gjithashtu se kërkon nga organi më i lartë të ndalojë këto veprime të zyrtarëve që  janë veprime anti-ligjore. Kërkojë nga mediat, shoqëria civile që e duan shtetin ligjorë të reagojnë në kundërshtim të këtyre vendimeve.

“Pranimi i votave të parregullta e bën të pamundur rezultatin zgjedhor.Nisma i ka fituar mandatet dhe janë të saj, pra mandatet e deputetëve janë tonat sepse ashtu janë përcaktuar të votojnë qytetarët. Kërkojë edhe nga  partitë tjera që të mos përfitojnë nga një deputet e të dëmtojnë procesin zgjedhor, sepse ato vota që ka marrë koalicioni ynë janë tonat”, përfundoi Limaj në konferencën për media./Indekonline/