Limaj kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit: Shkeli Kushtetutën
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar në Pressing në T7 Aktgjykimin e Gjykatës Kushteutese ku u konstua se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq nga legjislatura e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Sipas tij, presidentja e vendit, Vjosa Osmani duhet të jap dorëheqje për shkak se sipas tij ajo e shkeli Kushtetutën e Kosovës.
“Presidentja e ka shkelë Kushtetutën që e ka pranu konstituimin e kuvendit jokushtetues dhe ka dhënë mandat një njeriu të pazgjedhur.Duhet të marrë përgjegjësi që sipas tij nënkupton “dorëheqje”.” tha Limaj në Pressing./Indeksonline/

