75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / Z S

Limaj kërkon shkarkimin e Bashes nga posti i kryetarit të Kuvendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Basha nuk duhet të mbajë më post publik, pasi ka fyer historinë e Kosovës.

Ai theksoi se kushdo që kandidon për poste shtetërore duhet të ketë një të kaluar të pastër dhe të mos ketë sulmuar vlerat kombëtare.

“Ti nuk mundesh me qenë kryetar Kuvendi, i cili ka pasë punim shkencor që ka fyer, shtrembëruar, etiketuar dhe akuzuar historinë e kombit të vet dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk kam pa fyerje më të madhe”, tha Limaj.

Sipas tij, Basha ka ofenduar edhe diasporën shqiptare, duke e lidhur padrejtësisht me rrjete kriminale dhe trafik droge.

“Procesi i lirisë së Kosovës është financuar përmes djersës së qindra-mijëra burrave e grave në diasporë. Ata kanë mbajtur gjallë arsimin, shëndetësinë dhe jetën paralele në vitet ’90. Shkru me një punim shkencor që kjo është financuar nga bandat dhe kartelat e drogës është fyerja më e rëndë që i bëhet diasporës sonë”, u shpreh Limaj./Indeksonline/