Limaj kritikon ish – opozitën: Po luftojnë kush do të dal i dyti apo i treti
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate ka kritikuar ish – partitë opozitare që nuk arritën të bashkohen për ta ndryshuar qeverisjen.
Limaj ka thënë se paritë opozitare po luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë dhe kjo sipas tij është problem.
“Pesë vjet në opozitë çfarë hapa janë bërë me ndryshuar qeverisjen, a ke maksimalizu votën opozitare, në Kosovë është shumicë vota opozitare, sa ke bë përpjekje këtë votë me bë bashkë dhe me ndryshua qeverisjen. Unë besoj që qytetari këto i sheh dhe i vlerëson. Derisa në këtë vendin tonë luftohet kush me kanë i dyti dhe i treti është problem. Situata reale është kjo, jo fontan dëshirash, i shoh angazhimet, përpjekjet”, ka thënë Limaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Limaj ka thënë se nuk po sheh fushatë të organizuar të partive tjera, por individuale të deputetëve, ndërsa thotë se kandidatët e partisë së tij janë të lidhur për një kauze dhe jo fatin individual.
“Në listën 122 asnjë nuk e shikojnë interesin e vet, por i kanë besuar një kauze. Nëse i shkoni si po përformojnë të tjerët, unë nuk po shohë një fushatë të organizuar partiake, po shoh fushatë individuale të deputetëve”, ka thënë ai.Limaj kishte shprehur gatishmëri që për zgjedhjet e 28 dhjetorit të ishte pjesë e listës së PDK-së. Por, ai ka thënë se me këtë parti do të bashkohen në Kuvend.

